Objekti i Ministrisë së Arsimit

Ministria e Arsimit: I Arrestuari nuk Është Punonjës Yni

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë reagoi ndaj lajmit të publikuar dje në media për arrestimin e një zyrtari në Burgun e Dubravës.

Në komunikatën e lëshuar dje nga Ministria e Drejtësisë u tha se  në një operacion në Burgun e Dubravës është arrestuar edhe një zyrtar që sipas saj është punonjës i MASHT-it nën dyshimet për kontrabandim të substancave narkotike në këtë qendër.

“Është ndaluar zyrtari M.Gj., punonjës i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (me detyrë në Shkollën e Qendrës Korrektuese Dubravë),” thuhej në komunikatë.

Pas kësaj, edhe KALLXO.com raportoi për arrestimin e këtij zyrtari.

http://kallxo.com/zyrtari-masht-arrestohet-per-futje-te-droges-ne-burgun-e-dubraves/

Megjithatë, një ditë pas publikimit të këtij lajmi Ministria e Arsimit lëshoi një sqarim publik për vendin e punës së zyrtarit të arrestuar.

Sipas MASHT-it personi i arrestua, është mësimdhënës në Istog dhe nuk është i punësuar i saj.

“MAShT-i sqaron opinionin e gjerë se personi i arrestuar nuk është zyrtar i Ministrisë (siç është raportuar), por është mësimdhënës i punësuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Istog,” thuhet në sqarimin e MASHT-it.