Ministri Tahiri i Vendosur për Konfiskimin e Pasurive të Fituara nga Krimi

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri bëri të ditur se do të bëjë gjithqka brenda mundësive për të ndryshuar legjislacionin lidhur me konfiskimin e të ardhurave nga krimi.

Ai në një vizitë që bëri në Depon Qendrore për Mallrat e Konfiskuara, e vendosur në fshatin Llukar, tha se politikat për arritjen e konfiskimeve efikasë duhet të avancohen.

“Jemi këtu që të ri konfirmojmë  edhe njëherë qëndrimin tonë si Qeveri e Republikës së Kosovës, së bashku me të dy Këshillat, Këshillin Prokurorial dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës, që do të avancojmë edhe më tutje politikat tona në arritjen e konfiskimit të pasurisë së fituar me vepër penale, apo aseteve kriminale, siç quhen ndryshe” tha Tahiri.

Projektligji i plotësuar dhe i ndryshuar për Kompetenca të zgjeruara do të rregulloj kushtet për konfiskimin e pasurisë së fituar nga aktiviteti kriminal, kushtet kur mund të konfiskohet pasuria në pronësi të të pandehurit i cili ka vdekur; kushtet kur mund të konfiskohet pasuria në pronësi të të pandehurit në arrati si dhe ekzekutimin dhe administrimin e pasurisë së konfiskuar.

Sipas Tahiri, pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara që ndodhen në këtë depo do të dalin në shitje së shpejti, ndërsa nga mjetet e grumbulluara do të krijohet një fond i veçantë, që do të administrohet nga Ministria e Financave