Blerand Stavileci në konferencën e PDK-së | Foto: KALLXO.com

Ministri Stavileci S’i Nguc Paratë në Bankë

Janë 5 mijë e 300 euro që ministri në detyrë Blerand Stavileci ka deklaruar se ka në llogaritë bankare të tij.

Kjo shumë e parave mbetet e pandryshuar në raport me deklarimin e një viti më parë.

Stavileci ka deklaruar se nuk ka as më pak e as më shumë pasuri zyrtarisht se një vit më parë.

Në deklarimin e sivjetmë të pasurisë pranë AKK-së, Blerand Stavileci deklaron  se posedon pasuri në vlerë prej 185 mijë e 478 eurove.

Nga vlera e përgjithshme e pasurisë, rezulton se 148 mijë e 641 janë pasuri e paluajtshme, 5 mijë e luajtshme, para të gatshme 5 mijë e 300 euro dhe 26 mijë e 537 euro të hyra vjetore së bashku me bashkëshorten e tij.