Ministri tashmë i ndjerë i Tunizisë, Slim Chaker - Foto: Rtv21

Ministri i Shëndetësisë Vdes Gjatë Vrapimit për Bamirësi

Ministri i Shëndetësisë i Tunizisë, Slim Chaker, ka vdekur nga sulmi në zemër gjatë pjesëmarrjes në një maratonë për çështje bamirësie që ndihmon në luftimin e kancerit.

Chaker 56 vjeçar u rrëzua pas vetëm 500 metrave dhe vdiq në spitalin ushtarak, ka deklaruar Ministria e Shëndetësisë, shkruan rtv21.tv.

Kryeministri Yossef Chahed tha se ka humbur një vëlla dhe një koleg, që vdiq duke bërë një veprim human.

Chaker ishte emëruar ministër i Shëndetësisë muajin e kaluar./21Media