Foto: MD

Ministri Premton ‘Trajtim të Dinjitetshëm’ për Viktimat e Dhunës Seksuale Gjatë Luftës

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në një takim njoftues ekipin e Amnesty International, të përbërë nga  Gauri van Gulik, Zëvendës Drejtoreshë për Europën si dhe raportueset Sian Jones dhe Jelena Sesar.

Ministri  Tahiri ka njoftuar për prioritetet e tij në mandatin e tij si dhe për punën që po bëhet në harmonizimin e normave ligjore konform standardeve bashkëkohore ndërkombëtare në fushën e drejtësisë.

Ministri Tahiri ka përmendur punën që Qeveria ka bërë në kompensimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, duke arritur që për këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë të ofrohet trajtim i dinjitetshëm. Në këtë rrafsh, ministri Tahiri ka premtuar se do të jetë i përkushtuar që t’iu mundësojë qasje të plotë në drejtësi, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Zëvendës Drejtoresha për Europën në Amnesty International, van Gulik, ka ofruar mbështetjen e saj për Ministrinë në përmirësimin e politikave, që do të ndihmonin Kosovën në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.