Uran Ismaili, ministër i Shëndetësisë. Foto: Facebook

Ministri: Nuk i Marr Gjynahet e Askujt

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili tha sot në Kuvend se nuk i merr gjynahet e pararendësve të tij që drejtuan këtë ministri për dështimet në këtë sektor.

“Dua t’i ik kësaj pjese, ngase kjo më dërgon në përgjigje politike. Unë gjynahet e kurrkujt si marr, flas veç për projekte të mia”, tha ismajli.

Ministri reagoi pas akuzave nga deputetja e VV-së Fatmire Kollçaku që tha se të gjitha qeveritë kanë përgjegjësi për dështimin e shëndetësisë.

KALLXO.com ka shkruar vazhdimisht për sektorin e shëndetësisë.

Viti i Sëmurë