Nënshkrimi i udhëzimeve | Foto: Ministria e Infrastrukturës

Ministri nënshkruan udhëzime për autoshkollat dhe instruktorët

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj nënshkroi sot tri udhëzime administrative që lidhen me autoshkollat dhe instruktorët.

Lekaj, sipas një komunikate të ministrisë nënshkroi Udhëzimin Administrativ 4/2018 që lidhet me ndryshim plotësimet në udhëzimin për ligjëruesit profesionalë nëpër autoshkolla.

Ministri nënshkroi edhe Udhëzimin Administrativ 5/2018 me të cilin ndryshohet dhe plotësohet udhëzimi për licencimin e autoshkollave.

Lekaj nënshkroi edhe udhëzimin që lidhet me ndryshim-plotësimet që rregullojnë procedurat për organizimin e provimit për trajnerë në fushën e patentë shoferit.

Në shkurt Ministria e Punëve të Brendshme filloi lëshimin e patentë-shoferëve me dizajn të ri.