Ministri LLuka në gjykatë | Foto: KALLXO.com

Ministri në Gjykatë për Konflikt Interesi

Po vazhdon edhe sot gjykimi i ministrit të Zhvillimit Ekonomik Valdrin Llukës dhe Eliana nakës, të cilët akuzohen për konflikt interesi.

Në seancën e sotme po mungon e akuzuara Eliana Naka për shkaqe shëndetësore.

Edhe dy seanca të mëparshme nuk janë zhvilluar për shkak të mungesës së Nakës.

Lluka e Naka u deklaruan të pafajshëm në seancën e 18 dhjetorit 2017.

http://kallxo.com/ministri-lluka-deklarohet-rreth-fajesise/

Sipas aktakuzës, tani ministri Lluka në cilësinë e zyrtarit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë më 23 maj 2014 ka vepruar në kundërshtim me ligjin, ashtu që ka kërkuar që të fillojnë procedurat për zotimin e mjeteve prej 20 mijë euro për OJQ-në “Jakova Innovation Center”, në të cilën OJQ, ka qenë themeluesi dhe njëkohësisht ka pasur edhe pozitën e kryeshefit të Agjencisë për Promovimin e Investimeve.

Për konflikt të interesit në këtë rast akuzohet edhe Eliana Naka e cila sipas aktakuzës, si sekretare e përgjithshme e MTI-së më 2 qershor 2014 duke vepruar në kundërshtim me ligjin, ka marrë vendim që mjetet financiare në vlerë të përgjithshme prej 20 mijë eurove të ndahen në mbështetje të OJQ-së në të cilën ka qenë drejtoreshë e bordit.