Foto: Ilustrim

Ministri Ndalon Përdorimin e Targave Private në Vetura Zyrtare

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka nënshkruar sot një vendim me të cilin e ndalon përdorimin e veturave zyrtare të kësaj ministrie jashtë orarit zyrtar të punës,

Në vendimin e shpërndarë në media sot, ministri ka shfuqizuar “të gjitha vendimet në fuqi, për përdorim të automjeteve zyrtare pas orarit të rregullt të punës”.

Në pikën e dytë të vendimit thuhet se përdorimi i automjeteve zyrtare pas orarit zyrtar dhe për udhëtime jashtë vendit është i mundshëm me vendim të ministrit pas propozimit me shkrim nga ana e sekretarit të përhershëm.

Ndërsa në pikën e tretë, vendimi thotë se “të gjitha automjetet e regjistruara me nga 2 palë targa urdhërohen të përdorimin vetëm targat zyrtare sipas legjislacionit në fuqi”.

Gjatë ditës, edhe Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ndaloi përdorimin e veturave zyrtare jashtë orarit të punës.

Që të dy këta ministra vijnë nga AKR, partneri më i vogël në koalicionin qeveritar.

http://kallxo.com/ministrja-reshitaj-ndalon-shfrytezimin-e-veturave-zyrtare-pas-orarit-te-punes/