Ministri kritikon Kuvendin për punë të ngadalshme

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kërkoi të mërkurën nga Kuvendi i Kosovës ta shpejtojë ritmin e shqyrtimit të projektligjeve që i dërgon qeveria.

Tahiri deklaroi në emisionin Click në TV21 se për 8 muaj, janë dërguar 11 projektligje të Ministrisë së Drejtësisë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe për shkak të ritmit të ngadaltë të punës së Kuvendit, vetëm 2 nga to kanë kaluar në lexim të dytë.

Tahiri tha se pret një ritëm më të madh të punës në Kuvendin e Kosovës, edhe nëse bëhet fjalë për rrëzimin e projektligjeve, të paktën të rritet intensiteti i punës dhe të kryhen obligimet e tyre, pasi puna nuk përfundon nëse një projektligj nuk e kalon edhe leximin e dytë.