Foto: RTV 21

Ministri i Infrastrukturës Apelon për Kujdes në Ngasje

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme ka pasur raportime për rrëshqitje dhe erodime të dheut në rrugët e brezit kufitar të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

“Situata momentale na interpretohet që është në kontroll, ani pse ka ende vështirësi në disa vende. Keni vëmendjen gjatë vozitjes përcillni shenjat e komunikacionit, disa vende janë shënuar nga inspektorati ynë si vende me rrezikshmëri dhe ju tregojnë se duhet pasur kujdes”, tha Lekaj.

Sipas tij, kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në kujdestari të vazhdueshme dhe kanë bërë me të mirën të mundshme që të mos kemi bllokim të rrugëve./21Media