Ministri Valdrin Lluka në mes të dy kolegëve të tij - Foto: Atdhe Mulla

Ministri Ftohet të Raportojë për Trepçën dhe Postën

Komisioni për Zhvillim Ekonomik të hënën do ta ftojë ministrinj Valdrin Lluka për të raportuar rreth gjendjes në Trepçë dhe PTK.

Anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik kanë vendosur që të hënën në orën 11:00 ta ftojnë për raportim ministrin Valdrin Lluka.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik do të raportojë për gjendjen në Trepçë dhe Postë e Telekom të Kosovës.

Raportimin e ministrit e kërkuan disa anëtarë të komisionit

“Përveç Trepçës e kemi edhe komunikatën e postës e cila deklaron se prej muajit të ardhshëm nuk kanë mjete me i pagu punëtorët. Duhet ta ftojmë në komision ministrin”, tha Mimoza Kusari-Lila.

Raportimin e ministrit e kërkoi edhe Dardan Sejdiu.

“Me bo një ftesë të jashtëzakonshme të ministrit raportim për gjendjen në Trepçë dhe për Postën dhe Telekomin”, tha Sejdiu.

Për të raportuar ministri u pajtua edeh Hykmete Bajrami.

“Pajtohem edhe unë që të ftohet ministri për të treguar se cilët janë hapat për të dalë nga kjo gjendje që janë Trepça Posta e Telekomi”, tha bajrami.

Drejtori i Trepçës Ahmet Tmava dha dorëheqje para dy ditësh, ndërsa akuzoi ministrin Valdrin Lluka për presion.

Lluka mohoi akuzat duke thënë se Tmavës i kishte kaluar mandati.