Bajram Hasani, ish-minister i Tregtise

Ministri Flet për Mishin e Prishur nga Belgjika

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani tha se është krijuar një grup për të parë se çfarë ka ndodhur me mishin e ardhur nga Belgjika.

Derisa po shpërndante broshura për të drejtat e konsumatorëve në ditën ndërkombëtare të tyre, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani është pyetur nga gazetarët se çfarë masa do të ndërmarrë ministria ndaj kompanisë që importoi mishin nga Belgjika.

“I kemi disa informacione, i kemi vu njerëzit në kontakt për të parë se çfarë është çështja”, tha ministri Bajrami.

Të shtunën KALLXO.com shkroi për mishin që një kompani belge e dërgoi në Kosovë dhe vende të Europës Juglindore, ndërsa ai dyshohet6 se ishte i prishur.

Ministri tha se çështja e mishit do të trajtohet me kohë.

“Gjërat do t’i adresojmë me kohë. Kemi kriju një grup për të pare se çfarë ka ndodhur me atë kompani”, tha ministri.

Pas shpërthimit të skandalit në lidhje me mishin, pati reagime në Kosovë.