Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme | Foto|: KALLXO.com

Ministri e Deputeti Polemikë për Rrugën e Kosovës

Në mbledhjen e Komisionit për Punë të brendshme shpërtheu sot një polemikë mes ministrit Flamur Sefaj dhe anëtarit të komisionit Xhelal Sveçla.

Sveçla duke iu drejtuar ministrit që sot po raporton në komiion krahasoi gjendjen e tashme në Kosovë me atë të viteve ’90.

Sveçla kritikoi ministrin e brendshëm që nuk erdhi në komisionin me një qasje të re për të vendosur kritere dhe masa ndaj Serbisë.

Ministri tha se është turp të konstatohet se Kosova është si në vitet ’90.

“Nuk mundesh me thanë sot që Kosova është ajo e viteve ’90, sepse nuk është. Ndoshta ti ke nostalgji për ato vite dhe unë nuk e di, por të them të drejtën Kosova ka ecur përpara. Është turp me thanë që Kosova është sikur në vitet ‘90”, tha ministri Sefaj.

Ministri sot foli edhe për targat ilegale në veri të vendit dhe për çështje që lidhen me zbatimin e Planit Kombëtar për MSA-në.