Ministri Shyqiri Bytyqi | Foto: KALLXO.com

Ministri Bytyqi: Është Rritur Vetëdijesimi Kundër Radikalizmit

Në konferencën që po i kushtohet edukimit si çelës kundër ekstremizmit dhe radikalizmit, ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi tha se Kosova tash ndodhet në pozitë më të mirë në lidhje me vetëdijesimin kundër radikalizmit dhe ekstremizmit.

“Krahasuar me dy vitet e fundit jemi më mirë sa i përket vetëdijesimit ndaj radikalizmit dhe ekstremizmit”, tha Bytyqi.

Ai foli edhe për strategjinë kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të miratuar nga Qeveria e Kosovës. Tha se Ministria e Arsimit ka arritur të bëjë “një hap të mirë për për parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit”.

Ministri tregoi për organizimin e trajnimeve me prindër për parandalimin e ekstremizmit, reagimin e menjëhershëm ndaj fëmijëve që shkonin drejt ekstremizmit dhe rehabilitimin e tyre,

Në konferencë më herët foli edhe Kryeministri Ramush Haradinaj.