Ministri Shyqiri Bytyqi - Foto: KALLXO.com

Ministri i Arsimit uron 26 Vjetorin e Shtëpive-Shkolla

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka përkujtuar arsimin shqiptar të fillimit të viteve 90-të që sipas tij shënuan një kthesë historike.

“Në rrethana të ndërlikuara, mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave në terë territorin e Kosovës, bojkotuan mbajtjen e mësimit sipas planprogrameve serbe dhe filluan mbajtjen e mësimit sipas planprogrameve në gjuhën shqipe, çka edhe do të shënojë fillimin e organizimit të arsimit nëpër shtëpi-shkolla”, shkroi Bytyqi

Ministri po ashtu shprehu falenderim ndaj nxënësve, mësimdhënsve si dhe njerëzve që kishin kontribuar për mbajtjen gjallë të arsimit në atë kohë.

“Në përvjetorin e 26-të të kësaj ngjarje të madhe në historinë e popullit shqiptar, dua të shpreh mirënjohjen time dhe të Minsitrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, për të gjithë ata mësimdhënës dhe nxënës, të cilët gjatë gjithë periudhës së viteve 90-ta ishin pjesë e sistemit të arsimit të pavarur shqip. Me këtë rast, dua të falënderoj edhe gjithë ata kryefamijarë, të cilët lëshuan odat dhe shtëpitë e tyre për nxënësit tanë, duke mundësuar kështu që disa gjenerata të mos mbeten pa arsimim në gjuhën amtare dhe me planprograme të Kosovës”, tha Bytyqi.