Agim Nuhiu | Foto: Facebook

Ministri Agim Nuhiu Paralajmëron Dorëheqjen

Agim Nuhiu, ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë paralajmëroi se do të kërkojë të lirohet nga detyra, pas ngjarjeve të mbrëmshme në Maqedoni, kur pas zgjedhjes së Talat Xhaferit kryetar të Kuvendit, protestuesit hynë në Parlamentin e Maqedonisë dhe rrahën deputetët.

Ministri Nuhiu në konferencën për gazetarë tha se do të kërkojë dorëheqjen për arsye se ndien përgjegjësi morale, ngase nuk mundi të parandalojë gjatë katër muajve në këtë pozitë ndikimin e politikës në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ai akuzoi edhe pjesë të strukturave udhëheqëse të MPB-së se nuk e kryen detyrën si duhet, duke paralajmëruar përgjegjësi.

“Të gjithë do të përgjigjen për veprimet e veta”, tha Nuhiu.

Ai apeloi te prokuroria që t’i zbardhë ngjarjet e djeshme.

Mbrëmë pas hyrjes së protestuesve në parlament në Maqedoni u përgjak edhe lideri opozitar Zoran Zaev, ndërsa u lëndime serioze pësoi deputeti i Lidhjes Social-Demokrate Zijadin Sela.

Sela shkroi sot në Facebook se me veprimet e djeshme po përfundon e keqja.

Shkrimet e KALLXO.com për zhvillimet e mbrëmshme në maqedoni mund t’i lexoni këtu.