Takimi i ministrave të Jashtëm të Ligës Arabe - Foto: REL/AP

Ministrat Arabë e Cilësojnë 'të Paligjshëm' Vendimin e Trumpit për Jerusalemin

Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe gjatë një takimi në Egjipt, e kanë dënuar vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Në një deklaratë të lëshuar sot, ministrat arabë e kanë cilësuar vendimin “të paligjshëm” dhe u kanë bërë thirrje liderëve të vendeve të tyre, që me urgjencë të mbajnë një takim për të diskutuar për çështjen e Jerusalemit.

Ata kanë propozuar që mbledhja të mbahet në Jordani.

Trump ka njoftuar më 6 dhjetor se Shtetet e Bashkuara e njohin zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe ka premtuar se Ambasadën Amerikane do ta bart nga Tel Avivi në Jerusalem.

Trump ka thënë se vendimi vetëm e ka reflektuar realitetin dhe se kjo gjë nuk do të ndikojë në pozitën që ka SHBA-ja si ndërmjetësues në konflitin izraelito-palestinez. (REL)