Arkiv - Mimoza Kusari Lila në #DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Mimoza Kusari-Lila i Përgjigjet Ofendimit nga Hajdar Beqa

“Turp të kesh ti dhe subjekti që përfaqëson për kategorizimin e tillë të gruas në vendimmarrje”, ka shkruar Mimoza Kusari-Lila në profilin e saj në “Facebook”.

“Pak i vonuar ky vendim i imi për prishje të koalicionit me ju, por taman në kohë të shpërfaq fetyrën dhe “vlerat” e tuaja dhe të subjektit tënd që synon “fuqizimin” e gruas”, ka shtuar ajo, duke aluduar në prishjen e koalicionit me PDK-në në qeverisjen e e Gjakovës.

Duket se ofendimi nga ish-deputeti Hajdar Beqa erdhi pikërisht pas lajmit për prishjen e koalicionit në Komunën e Gjakovës.

http://kallxo.com/mimoza-kusari-jep-fund-koalicionit-pdk-ne-ne-gjakove/

Më tej, kryetarja e Gjakovës ka pyetur se si quhen burrat që “shahen, fyhen, ofendohen, bile bile nxisin konflikte rajonale, partiake, klanore dhe pastaj përqafohen për një copë karrikë?!”.

“Cilin epitet ju jep burrave me muskuj që tregtojnë me qëndrimet e tyre në më pak se 24 orë për një post dhe i lidhin koalicionet pa parime dhe pa asnjë vlerë?!”, ka pyetur po ashtu ajo.

“Për rikujtim, unë nuk kam tregtuar me pozitat e mia, gjithmonë i kam fituar ato me vota dhe me meritat e mia”, ka shkruar Mimoza Kusari-Lila.

Ndaj ofendimit të kryetares së Gjakovës ka reaguar edhe e sapoaderuara në PDK, Arbana Xharra.

“Si bashkepartiake e Hajdar Beqes, distancohem nga gjuha fyese qe ai ka perdorur ndaj Mimoza Kusarit duke e quajtur “prostitute politike”. Ne jemi ne gare politike dhe jo ne armiqesi dhe kjo gjuhe na fyen te gjtha grave”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.