Mimoza Kusari-LIla | Foto: KALLXO,com

Mimoza Kusari- Lila: Nuk Jam Optimiste se Demarkacioni do të Kalojë

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila tha se nuk është optimiste që demarkacioni do të kalojë sot.

“Personalisht nuk jam optimiste se mund të kalojë demarkacionit sot. Është një proces që është zgjedhur si kauzë për të rrëzuar një qeveri”, tha Mimoza Kusari-Lila.

Ajo deklaroi se nuk mund të votohet në pako marrëveshja e demarkacionit, deklarata e dy presidentëve Thaçi- Vujanoviq dhe raporti i komisionit të drejtuar nga Shpejtim Bulliqi.

Kusari-Lila tregoi se po diskutohet se si marrëveshja e demarkacionit të sillet në Kuvend.