Mimoza Kusari- Lila në Debat Pernime - Foto: KALLXO.com

Mimoza Kusari – Haradinajt: Rri në Shqipëri!

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas lajmit të publikuar në media se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka aplikuar për pasaportë të Shqipërisë.

Në një postim në profilin e saj në “Facebook”, Kusari-Lila ka thënë se me këtë veprim Haradinaj po tregon se nuk ka kufi të poshtëm të nënçmimit që ia bën çdo ditë qytetarit të Kosovës.

“Sot kur duhet të bëni zgjidhje për izolimin e Kosovës, ju bëni zgjidhje për veten tuaj. Sot kur duhet të mendoni për mirëqenien e Kosovarëve, ju punoni ekskluzivisht për mirëqenien tuaj”, ka shkruar ajo, duke i kërkuar atij të rrijë në Shqipëri e t’i japin pozitë nderi atje, sepse, sipas saj, “Kosova meriton shumë më mirë se qeverisjen tuaj”.

Ky është postimi i plotë i saj:

Haradinaj aplikon për pasaportë të Shqipërisë’

Sikur lajmi të ipej me 1 Prill edhe do të kishte një marifet. Sot ky lajm shkon përtej skandalit.

Vetëm mund të paramendojmë si do të dukej sikur një Kryeministër i një vendi tjetër në Evropë të aplikonte për pasaportë të vendit fqinj?!

Përgjegjësinë për izolim të Kosovë e mban në masë Kryeministri aktual i Kosovës, i cili për të shpërthy izolimin e vet personal, tash nga posti i vet aplikon për pasaportë të Republikës së Shqipërisë.

E marrtë dreqi Kryeministër, pse nuk e morret më herët këtë pasaportë, por tash si Kryeministër?!

Apo nuk ka kufinj të poshtëm të nënçmimit që ju ia bëni çdo ditë qytetarit të Kosovës.

Lirisht citoju edhe këto rreshta qytetarëve se nuk ju ka mbetur tjetër:

“Ju në varfëri unë i pasur

Ju të izoluar unë i lirë

Ju të dobët unë me forcë, muskuj dhe pushtet”

Sot kur duhet të bëni zgjidhje për izolimin e Kosovës, ju bëni zgjidhje për veten tuaj. Sot kur duhet të mendoni për mirëqenien e Kosovarëve, ju punoni ekskluzivisht për mirëqenien tuaj.

Rri Kryeministër në Shqipëri, le të japin pozitë nderi atje.

Kosova meriton shumë më mirë se qeverisjen tuaj.

11 Janar 2018 - 16:01

Naser Sertolli 11/01/2018 - 16:01
NDËRVEPRIMI0

KRYESORE

Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend