Nënshkrimi i memorandumit për ndihmën gjermane | Foto: KALLXO.com

Milionët e Gjermanisë për Punësimin e të Rinjve

Një memorandum mirëkuptimi mes organizatës gjermane GIZ, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe asaj të Arsimit u nënshkrua sot, ndërsa lidhet me projektin “YES” të GIZ-it.

Projekti ka vlerën 12 milion euro, ndërsa James Macbeth Forbes, drejtor i kompanisë GIZ për Kosovë e vlerësoi më të madhin projekt të kësaj organizate për ndihmë teknike në punësim.

“Ky program që po e bëjmë së bashku mendoj se është intervenimi më i madh i bashkëpunimit teknik që e ka Gjermania në këtë shtet”, tha Forbes.

Në lansimin e projektit mori pjesë edhe sekretarja e parë nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, Anja Becky.

Becky tha se qëllimi i projektit është shtimi i punësimit të rinisë kosovare dhe grupeve të ndjeshme, duke i përfshirë edhe të kthyerit.

“Sot jam shumë krenare që mund ta lansojmë këtë program me vlerë prej 12 milion [eurosh]”, tha sekretarja e parë e ambasadës.

Ndërsa ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale e vlerësoi si lajm të mirë nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit.

“Është padyshim një lajm i mirë. Një lajm i mirë për të rinjtë për të gjithë qytetarët e rinj që presin mbështetje për edukim, aftësim profesional dhe përgatditje për tregun e punës”, deklaroi Reçica.

Ndërsa Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica e vlerësoi si lajm të mirë nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit.

“Është padyshim një lajm i mirë. Një lajm i mirë për të rinjtë, për të gjithë qytetarët e rinj që presin mbështetje për edukim, aftësim profesional dhe përgatitje për tregun e punës”, deklaroi Reçica.

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi tha se projekti do t’i përgatisë të rinjtë për tregun e punës.

“Projekti YES do të kontribuojë edhe në ngritjen dhe rritjen e shkathtësive të të rinjve tanë, po gjithsesi do të jetë edhe një ndihmë e veçantë që të rinjtë tanë të kenë një mundësi më të lehtë që të kenë punësim në treg të brendshëm, e pse jo edhe në atë të jashtëm”, tha ministri Bytyqi.

KALLXO.com ka shkruar edhe më herët për ndihmën gjermane rreth punësimit të kosovarëve.