Andre Silva shënoi dy gola kundër klubit tetovar KF Shkëndija - Foto: Facebook

Milan Mposht Shkëndijën me Rezultat 6-0

AC Milan e ka mposhtur bindshëm dhe lehtë Shkëndijën me rezultat 6-0 sonte në ‘San Siro’, në sfidën e parë të fazës së play-offit në Europa League.

“Rossonerët” gjatë gjithë ndeshjes kanë qenë ekip dominues në terren, duke qenë ekip dukshëm më i mirë se skuadra shqiptare.

Andrea Silva (13’, 28’) dhe Montolivo (25’, 85’), Borini (67’) dhe Antonelli (69’) shënuan për fitoren e milanistëve.

Milani më këtë fitore të thellë thuajse është në fazën e grupeve të Europa League, sepse është pabesueshme se skuadra shqiptare mund ta përmbys rezultatin në ndeshjen e kthimit që zhvillohet pas një jave në Shkup, e aq më pak kur përballë ka një skuadër të fuqishme siç është gjiganti italian. /21Media