Deputeti Milaim Zeka në ambientet e Kuvendit - Foto: KALLXO.com

Milaim Zeka ‘Tradhton’ PAN-in

Në sallën e Kuvendit të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) është parë të hyjë vetëm deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka.

Siç dihet, koalicioni PAN ka paralajmëruar bojkotimin e seancës së sotme të thirrur nga kryesuesi Adem Mikullovci.

Deputeti Milaim Zeka ishte edhe në seancat e kaluara në sallën e Kuvendit.

Zyrtarët e koalicionit parazgjedhor PAN e arsyetojnë bojkotimin me faktin se seanca është thirrur pa një marrëveshje paraprake me ta.

Në rendin e ditës të seancës së sotme është vetëm një pikë: zgjedhja e udhëheqjes së Kuvendit të ri të Kosovës.

LIVE Vazhdimi i Seancës së Konstituimit të Kuvendit

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 10 août 2017