Milaim Zeka, NISMA.

Milaim Zeka: Të Takohemi me ata që nuk na Kanë Njohur

Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Europiane, anëtari i tij Milaim Zeka propozoi takime të deputetëve kosovarë me kolegë të tyre nga shtetet që nuk kanë njohur Kosovën.

Zeka e dha këtë propozim, pasi tregoi se nëpërmjet miqve të përbashkët është takuar me ambasadorin e Rumanisë në Tiranë.

Deputeti më tutje konstatoi se nëpër parlamentet e shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, ka miq të Kosovës dhe deputetë që janë për njohjen e saj.