Milaim Zeka, NISMA.

Milaim Zeka: Në Raste Si Epopeja e Pavarësia, Vidhet në Emër të Patriotizmit

Deputeti i Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka në foltoren e Kuvendit të Kosovës foli për temat të cilat u ngritën gjatë ditës së sotme në seancë.

Sipas Zekës, në raste kur Kosova shënon pavarësinë e saj e në raste të tjera si Epopeja e UCK-së vidhet në emër të patriotizmit.

“I bëj thirrje kryeministrit që paret që u dhanë për pavarësi dhe paret që janë ndarë nga rezervat e shtetit për përvjetorin e Skënderbeut, i bëj thirrje kryeministrit që t’i bëjë publike çdo cent në uebfaqe të qeverisë. Për epope, për pavarësi, qaty vidhet mas shumti, Tash ka mu vjedh në përvjetor të Skënderbeut. Qetu vjedhjen pret krejt në emër të patriotizmit, Na s’mundemi edhe me vjedh edhe me dalë me thonë jena hajna”, tha Zeka.

Ai kërkoi që seancat e ardhshme të mbahet pa praninë e mediave.

“Në radhë të parë po e shoh ni tendencë që shumica e deputetëve ma të zhurmshëm të Kuvendit, vijnë i majnë fjalimet e tyre dhe dalin jashtë sallës. Propozoj që seanca e radhës të mbahet pa transmetime televizive, pastaj do të shikoni se kush çka do të flasë. Ne si deputetë në vend që të koncentrohemi në tema reale, flasim si në fushata. Çdo kritikë e cila e ka pikënisje rrëzimin e qeverisë aktuale është kritikë e cila dihet që është veç për me bo zhurmë”, tha ai.

Ai foli edhe për forcat e armatosura, ndërsa tha se Lista Serbe është armiku më i madh i komunitetit serb në Kosovë.

“Sa i përket ushtrisë së Kosovës, është e vërtetë që Jakup Krasniqi e ka kundërshtuar shtimin e mandateve për Listën Serbe. Është e vërtetë që Lista Serbe në këtë vend po e bën harakirin më të madh kundër vetes së vet, sepse nuk po e trajtojnë Kosovën si vendin e vet, por si vend armiqësor. S’po e trajtojnë Kosovën as si zemra e Serbisë se me trajtu ashtu s’ishin çu me bo sabotazha. Duhet Lisa Serbe me u marrë me ata matrapazë që kanë keqpërdor miliona euro nga Qeveria e Kosovës me ndërtu shtëpi të serbëve për mu kthy në Kosovë. Lisa Serbe janë armiqtë më të mëdhenj të komunitetit serb në Kosovë. Ka me ardhë dita kur këta kanë me fol vetmeveti”, tha Zeka.

Sipas tij,  opozita duhet të ndalet së krijuari vakuum që Lista Serbe të “bëjë hajgare me interesat e popullit”.