Mikullovci ia Ndal Mikrofonin Milaim Zekës

Ndërprerja ka ardhur në kohën kur Zeka po mbante një fjalim me kritika për kryesuesin dhe partitë e tjera.

“Nuk është koha për debat” ka arsyetuar kryesuesi ndërprerjen e fjalimit.
Zeka në fjalimin e tij Zeka ia ka tërhequr vërejtur Adem Mikollovcit për udhëheqjen e seancës. Ai më pas iu ka deklaruar Galuk Konjufcës duke i thënë se mos e përdorni gjuhën e fushatës sepse nuk ka marrëveshje ende për themelime të institucioneve të njëjtën i ka thënë edhe Avdullah Hotit.
Ai madje ka shtuar se gjuha e LDK-së se Kadri Veselin e ka obliguar vullneti i deputetëve për tu tërhequr është gjuhë nxitëse e cila në realitetin ballkanik mund të ketë efekte të tjera.
Punimet e kuvendit janë ndërprerë për të vazhduar me mbledhjen e shefave të grupeve parlamentare në orën 12: 00