Lionel Messi - Foto: Rtv21

Messi Shpallet Futbollisti më i Mirë i La Liga-s

Në një gala mbrëmje në Barcelonë, Messi ka pranuar dy çmime, Pichichi-n për golashënuesin më të mirë, si dhe çmimin Di Stefano për futbollistin më të mirë të La Ligës.

Në intervistë pas pranimit të çmimeve, fituesi i pesë topave të artë theksoi edhe një herë që çmimet individuale nuk kanë rëndësi për të, por arritjet ekipore.

“Nuk është objektivi im parësor, i joni janë titujt, por nëse këto çmime individuale arrijnë, janë të mirëseardhura”, deklaroi Messi, shkruan rtv21.tv.

Të shtunën e ardhshme Barca ndeshet me rivalin e përjetshëm Real Madrid, dhe në rast fitoreje do të vendosnin diferencën prej 14 pikëve.

Messi në karrierën e tij ka pranuar 5 çmime Di Stefano që ndahet nga “Marca”, si dhe 4 Pichichi si golashënuesi më i mirë i ligës. /21Media