Ura e Fshejtë, vendi afër të cilit është zhdukur një person - Foto: Facebook

Mësohet Identiteti i të Zhdukurit në Lumë

Sipas Policisë, personi që është zhdukur në Drinin e Bardhë, afër Urës së Fshejtë, është një 50-vjeçar nga Gjakova.

Zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimja, tha për KALLXO.com se personi që është hedhur sot rreth orës 18:20 nga bregu i lumit në ujërat e Drinit të Bardhë afër Urës së Fshejtë është 50-vjeçari S.G. nga Gjakova.

NDËRLIDHUR

Zëdhënësja e Policisë tha po ashtu se ende është duke vazhduar operacioni i kërkimit.

Sipas Podrimjes, njësive të Policisë i janë bashkuar edhe shumë qytetarë vullnetarë, ndonëse kërkimin e këtij personi po e vështirëson errësira.

http://kallxo.com/zhduket-personi-qe-kerceu-ne-lume-afer-ures-se-fshejte/

27 Qershor 2017 - 22:59

Adelina Ahmeti 27/06/2017 - 22:59
NDËRVEPRIMI0

Mësohet Identiteti i të Zhdukurit në Lumë

by Adelina Ahmeti
NA NDIQNI

Send this to a friend