Pamje pas sulmit në një universitet në Turqi - Foto: Rtv21

Mësohen Motivet e Sulmit në Universitetin Turk

Në universitetin Osmangazi në Eskisehir të Turqisë sot janë vrarë katër persona nga Volkan Baya, asistent në këtë universitet.

Hasan Gonen, president dhe profesor i universitetit turk, tha për mediat turke se arsyeja e sulmit ka qenë një mosmarrëveshje personale.

Cak kryesor i sulmit ishte dekani i universitetit i cili gjatë kohës së sulmit nuk ishte në zyrën e tij, shkruan rtv21.tv

Viktima të këtij sulmi u bënë zëvendës dekani Mikail Yalcin, sekretari Fatih Ozmutlu dhe dy profesorët, Serdar Caglak dhe Yasir Armagan.

“CNN Turk” raporton se përveç të vrarëve dhe tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Gonen e ka përshkruar sulmuesin si një person me probleme mentale, që u ka bërë akuzime false kolegëve të tij, kinse ata janë gylenistë.

Policia turke ka arrestuar autorin menjëherë pas sulmit, ndërsa janë evakuuar studentët dhe personeli i universitetit./21Media