Aleksandër Ndoka, vëllai i vrarë i ish-deputetit Arben Ndoka - Foto: Rtv21

Mesazh Prekës i Ish-deputetit Shqiptar Pasi i Vranë Vëllanë

Dje në orët e hershme të mëngjesit në qytetin e Lezhës është gjetur i vrarë Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit të Partistë Socialiste Arben Ndokës.

Me këtë rast ka reaguar ish-deputeti Ndoka me anë të një statusi në Facebook.

Ai ndër tjerash ka shkruar se vëllai i tij më herët bënte punë të thjeshta, por ishte i ndershëm dhe fitonte respekt kudo, përcjell rtv21.tv.

Arben Ndoka ka kujtuar se vëllai i tij ka kaluar një jetë me sfida e vuajtje.

“Që në moshe te mitur. 16 vjeç nisi punen tek ferma e Torovices, pastaj tek Fabrika e tullave, nje pune e rende per moshen, por fale kurajos dhe forces se tij nuk ndalej para asgjeje”, ka shkruar Ndoka në “Facebook”.

“Me vone punoi ne ndermarrjen frutore dhe ushqimore. Ishin pune te thjeshta, por ai kurre nuk pertoi. Nderkohe ndiqte dhe studimet. Kishte ambicie per te qene sa me i realizuar ne karriere, duke punuar per 17 vite ne Policine Ndertimore ( INUK), pastaj u be anetar i keshillit bashkiak, duke qene jo vetem aktiv politikisht, por njekohesisht i ndjeshem ndaj problemeve te cdokujt qe i paraqitej ne zyre apo ambjente te tjera. Ishte njeri i dashur per te gjithe, i suksesshem ne karriere dhe biznes, e aq shume energji jepte per njerezit dite dhe nate. Gjate gjithe rrugetimit te jetes se tij me ka bere krenar sepse linte kudo respekt dhe kishte vlerat qe i kane hije nje burri. Punoi me djerse dhe krijoi gjithcka me mund dhe sakrifice. Ky rrugetim u pre shum shpejt nga ligesite qe mbulohen nga erresira e nates. La pas shume njerez qe vajtojne per te, sidomos familja e tij. Qofsh i parajses Vellai im i dashur!”, ka shkruar Ndoka.

Viktima para dy muajsh ishte emëruar drejtor i IKMT-së për veriun.

Që nga viti 2015 ishte zgjedhur këshilltar në Këshillin Bashkiak të Lezhës, përfaqësues i “Partia Rruga e Lirisë”.

Ishte baba i katër fëmijëve dy vajzave dhe dy djemve./21Media