Angela Merkel. Foto: Anadolu Agency/Maurizio Gambarini

Merkel ia Përmend Demarkacionin Haradinajt

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka dërguar një telegram urimi homologut të saj të ri kosovar, Ramush Haradinajt.

Në letrën në të cilën i dëshiron fat e sukses “në mandatin e dytë“, shefja e Qeverisë gjermane i përkujton Haradinajt dhe Qeverisë së drejtuar prej tij se ka detyra të rëndësishme dhe të vështira përpara.

“Ngritja dhe forcimi i shtetit ligjor, përmirësimi i situatës ekonomike, dialogu me Serbinë, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi si dhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkojnë vëmendjen tuaj”, ka shkruar kancelarja Merkel sipas një komunikate të Zyrës së Kryeministrit.

“Këta janë hapat tuaj qendror për forcimin e perspektives europiane të Kosovës. Qeveria Federale edhe më tej do t’ju përkrahë në këtë rrugë”, thuhet në telegramin e kancelares gjermane.