Parkimi në mes të rrugës | Foto: KALLXO.com

Mërgimtari nga Zvicra Parkon Makinën në Mes të Rrugës

Një makinë luksoze e një mërgimtari ka qëndruar për një kohë e parkuar në mes të rrugës “Agim Ramadani” të Prishtinës, njërës prej rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Makina e parkuar në kundërshtim me rregullat e komunikacionit ka penguar këmbësorët dhe veturat tjera që ishin në lëvizje në këtë rrugë.

Për 10 minuta sa ka qëndruar gazetari i KALLXO.com në vend të ngjarjes askush nga organet e rendit nuk ka ndërhyrë.