Mërgimtari nga Norvegjia Vdes në Aksident në Ferizaj

Njëzetegjashtë vjeçari me inicialet F.S. me shtetësi norvegjeze ka humbur jetën në një aksident trafikut i cili ka ndodhur më magjistralen Prishtinë Ferizaj.

Sipas njoftimit të policisë  shoferi 26  vjeçar  e ka përplasur makinën e tij BMW në rrethrrotullimin i cili ndodhet në këtë aks rrugorë.

Makina e ka goditur rrethrrotullimin e më pas është rrotulluar “thuhet në njoftimin e policisë.

Të lënduarit fillimisht i është dhënë ndihma mjekësore në Emergjencën e Ferizajt, e pastaj  është dërguar në QKUK Prishtinë, ku pas një kohe ka ndërruar jetë.

Sipas Policisë, me këtë rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor.