Mërgimtares i Digjet Vetura
01.8.2017 - 11:12
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Korreticë e Epërme të Drenasit dje rreth orës 6:20.
“Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se në rrethana të panjohura vetura e saj me targa gjermane është përfshirë në zjarr”, thuhet në raportin e Policisë.
Njësitë relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe zjarrfikësit kanë shuar zjarrin.
Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale nuk ka të lënduar.
Rasti nga Policia po trajtohet si incident zjarri.