Foto: Facebook

Mërgim Lushtaku, 90 Mijë Euro të Thata

Në deklarimin e pasurisë të publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, Lushtaku i ka deklaruar 90 mijë e 500 euro para të gatshme.

Deklarimin e pasurisë, ai e ka bërë si drejtor në Ministrinë e Administratës Publike. Lushtaku është edhe anëtar i bordit të ndërmarrjes publike Ibër- Lepenci.

Lushtaku edhe në deklarimin e bërë në fillim të vitit 2016 kishte deklaruar një shumë të madhe të parave të gatshme, apo 87 mijë e 950 euro.

Ai ka deklaruar se ka aksione në tri biznese. Në agjencinë për patundshmëri “Virtyti” ai është zotërues i 100 për qind të aksioneve, ndërsa në “Ferma Jonë” ka 50 për qind të aksioneve, si dhe në kompaninë AIM ka 40 për qind të aksioneve.

Lushtaku të ardhura vjetore në total ka deklaruar 11 mijë e 100 euro, një pagë nga MAP-i dhe një nga Bordi i “Ibër Lepencit”.

Mërgimi është djali i kryetarit të Komunës së Skenderajit, Sami Lushtaku. Në deklarimin e pasurisë, ai ka thënë se të hyrat e prindit të tij nga Kuvendi Komunal i Skenderajit janë 12 mijë euro.