Mentaliteti për Trashëgiminë të Ndryshohet në Shkolla

Në diskutim u tha se megjithëse ligji e garanton të drejtën e grave në pronë, ajo shkelet nga faktorë shoqërorë siç janë tradita dhe mentaliteti.

Leonora Selmani nga Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit vlerësoi se ligji nuk mund të ndërrojë çështjet e mentalitetit, megjithëse ofron mbrojtjen e të drejtave të grave në pronë.

“Ligji përveç që të jep të drejtën ai të tregon edhe rrugën se si ta realizosh atë të drejtë. Në qoftë se ligji të tregon se cilat janë të drejtat tua dhe ta jep mundësinë e kërkimit dhe mbrojtjes së këtyre të drejtave, nuk ka pse të ndërhyhet në ligj. Ajo është pastaj çështje mentaliteti,”konstatoi Selmani.

Sibel Halimi, sociologe, renditi edhe faktorë të tjerë që sipas saj ndikojnë në shkeljen e të drejtave të grave në pronë dhe në përgjithësi.

Ajo tha se ndryshimi i mentalitetit për trashëgiminë duhet të nisë në bankat e tekstet shkollore.

“Nëse dëshirojmë që gjeneratat e reja të ndryshojnë botëkuptimet e tyre për trashëgiminë, ne duhet të fillojmë me sistemin arsimor dhe tekstet shkollore,” tha Halimi.

E drejta e grave për trashëgimi u trajtua në “Drejtësia në Kosovë”.

http://kallxo.com/interpretuesi-kanunit-shpjegon-te-drejten-e-grave-ne-trashegimi/

Festivali i Artisteve për të Drejtat e Njeriut-“Femart” filloi më 25 maj dhe do të zgjasë deri më 30 maj.

Në të përveç aktiviteteve kulturore, u diskutua edhe për kulturën nga prizmi i grave.

http://kallxo.com/femart-ben-bashke-grate-per-kulturen/