Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit në Komunën e Kaçanikut, Foto: Komuna e Kaçanikut

Memorandum për Trajnime Profesionale për Nxënësit e Kaçanikut

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi dhe drejtoresha ekzekutive e CDF (Community Development Fund), Nermin Mahmuti, nënshkruan sot Memorandumin e Mirëkuptimit për projektin “Building Resilience in Individuals and Communities in Kosovo (BRICK)”.

Sipas njoftimit të Komunës së Kaçanikut, ky projekt do të implementohet në të gjitha shkollat në komunën e Kaçanikut, në ciklin e mesëm të lartë dhe nëpër shkollat e mesme deri në fund të vitit 2019.

Nxënësit përfitues do të mund të angazhohen në një apo më shumë aktivitete të organizuara nga ky projekt, trajnime për profesione të teknologjisë informative dhe ndërmarrësisë, përdorimit të sigurt të internetit, fushata vetëdijesimi, klubet e muzikës, sportit dhe teatrit.