Memli Krasniqi - Foto: KALLXO.com

Memli Krasniqi: Rasti Dehari po Politizohet

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, në fjalën e tij gjatë interpelancës për vdekjen e Astrit Deharit, ka kërkuar të dijë se cili është qëllimi i kësaj interpelance.

“Cili është qëllimi i kësaj interpelance? A po kërkohet prej Kryeministrit dhe Qeverisë, apo prej Kuvendit që të marrë rolin e gjykatës, apo ndoshta qëllimi është që të rritet presioni politik ndaj gjyqësorit në lidhje më këtë çështje. Pajtohemi të gjithë që rasti Dehari duhet të marrë qartësimin e plotë ligjor nga autoritet përgjegjëse dhe tashmë janë iniciuar procedurat e kërkuara”, tha tutje Krasniqi në fjalën e tij.

Sipas tij, kjo interpelancë po mbahet në kohën kur procesi gjyqësor i ndërlidhur me rastin e vdekjes tragjike të Astrit Deharit ende s’ ka përfunduar në gjykatat e Kosovës.

“Pse ka nevojë gjithçka, përfshi edhe këtë rast tragjik të politizohet”, tha Krasniqi.