Pallati i Drejtësisë - Foto: KALLXO.com

Mediat pa Kamera në Seancën Ekstraduese për Turkun Toksoy

Mediat do të lejohen të marrin pjesë në seancën ku pritet të vendoset për ekstradimin ose jo në Turqi të shtetasit të këtij shteti Ugur Toksoy, por pa kamera.

Arsyetimi për mospjesëmarrje të mediave me kamera lidhet me “ndjeshmërinë e rastit”.

Seanca është ndërprerë derisa të vijë përkthyesi i gjuhës turke.

Ugur Toksoy po kërkohet nga Turqia si i lidhur me Lëvizjen e Fetullah Gulenit.

Ai ishte arrestuar në fund të muajit tetor, ndërsa më pas i ishte caktuar paraburgimi.

Toksoy nga paraburgimi u lirua më 3 nëntor, me dorëzani prej 5 mijë eurosh.

http://kallxo.com/lirohet-kerkuari-nga-turqia/

Aleksandër Lumezi, kryeprokurori i shtetit në Emisionin “Jeta në Kosovë” tha se Kosova nuk i ekstradon të kërkuarit politikë.

http://kallxo.com/lumezi-kosova-nuk-ekstradon-persona-te-perndjekur-politikisht/