Objekti i Ministrisë së Arsimit

Më në Fund, MASHT Publikon Vendimet e Ministrit

Minstria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka publikuar vendimet e Minstrit Shyqiri Bytyqi.

Pas insistimit disa mujor të KALLXO.com për publikimin e vendimeve në faqen zyrtare të kësaj ministrie, kjo ministri më në fund është treguar transparente.

Tanimë vendimet e Ministrit gjenden në një kategori të veçantë të web-faqes.

Ministri Bytyqi, i cili vjen nga radhët e Nismës Socialdemokrate, mori drejtimin e kësaj Ministrie më 12 shtator të vitit 2017, detyrë e cila iu dorëzua nga ish-ministri Arsim Bajrami nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në ditën e pranim-dorëzimit të detyrës, Bytyqi ishte zotuar se ’’do të vazhdojë punën që është bërë deri më tani’…’… duke thënë po ashtu se do të bashkëpunojë me partnerë të arsimit dhe me të gjithë aktorët, në të mirë të zhvillimit të arsimit dhe ngritjen e cilësisë në këtë sektor.

Megjithatë, njëra nga punët që nuk u vazhdua nga ministri i ri ishte publikimi i vendimeve ti tij.

Kanë kaluar gati gjashtë muaj që kur ka filluar mandatin Qeveria e Kosovës me në krye Ramush Haradinajn, por ueb-faqja e MAShT-it nuk ishte përditësuar me të dhënat që përfshijnë vendimet e ministrit të ri, Shyqiri Bytyqi.

Premtimet e zyrtarëve të kësaj ministrie ishin cilësuar si rrena nga Krypometri.

 

Rrena për Publikim të Vendimeve të Ministrit të Arsimit

 

 

 

 

 

 

17 Prill 2018 - 10:24

Doruntina Baliu 17/04/2018 - 10:24
NDËRVEPRIMI0

KRYESORE

Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend