Aparate të lojërave të fatit | Foto: KALLXO.com

Mbyllje dhe Gjoba për Disa Lokale të Lojërave të Fatit

Administrata Tatimore ka mbyllur 14 subjekte që zhvillojnë veprimtarinë e lojërave të fatit.

Drejtoria e Lojërave të Fatit në ATK nga data 12 shkurt 2018 deri me 2 mars 2018 ka zhvilluar aktivitete të tjera në mënyrë që të verifikohen subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit, thuhet në komunikatën e ATK-së.

Sipas komunikatës “janë mbyllur 14 subjekte të kësaj veprimtarie, të cilat nuk u janë përmbajtur kritereve që dalin nga Ligji për Lojërat e Fatit”.

ATK-ja ka shqiptuar gjoba edhe për disa subjekte që zhvillojnë këtë veprimtari.

“Po ashtu janë ndëshkuar me gjoba 19 subjekte tjera dhe vlera e përgjithshme e gjobave është 85,000 euro”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

Aksionet e ATK-së për mbyllje dhe gjoba janë zhvilluar në qytetet e Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, Gjilanit, Fushë-Kosovës, Lipjanit dhe Suharekës.

ATK-ja në fund të komunikatës u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë bizneset që jashtëligjshëm e ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit.