Pamje nga seanca e rastit "Albi Mall" - Foto: Kallxo.com

Mbyllet Seanca për Vrasjen në ‘Albi Mall’

Seanca për vrasjen e vitit 2015 në “Albi Mall” u mbyll për publikun me arsyetimin e gjykatës se në të do të lëshohen video-incizime të momentit të vrasjes së Nazmi Ramadanit.

Këto video-incizime gjykata i cilësoi të ndjeshme për publikun.

Sipas aktakuzës, Shpëtim Cakolli, Liridon Beka, Leutrim Sadiku akuzohen për vjedhje  grabitqare në lokalin “Don Café”, në “Albi Mall”, e cila rezultoi me një përleshje ku mbeti i vrarë Nazmi Ramadani.

I akuzuari i katërt, Anduan Rexhepi, sipas prokurorisë, ishte në rolin e shoferit dhe akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës.

Gjithnjë sipas aktakuzës, në momentin kur grupi kishte arritur në katin e tretë të qendrës tregtare  dhe e kishin zbuluar arkën ku mbahej pazari ditor, roja tani i ndjerë i kishte vërejtur dhe kishte filluar një përleshje me ta.

Në konfrontim e sipër, sipas prokurorisë, njëri nga të akuzuarit kishte shtënë katër herë në të ndjerin.

Në shkurt të këtij viti në këtë proces gjyqësor dëshmoi Arjeta Ramadani, gruaja e të vrarit.

http://kallxo.com/vrasja-ne-albi-mall-deshmon-gruaja-e-viktimes/

Nazmi Ramadani kishte punuar gati 10 vjet si roje në “Albi Mall”.

Në muajin prill të vitit 2015 në Rubrikën “Policia” të emisioni “Drejtësia në Kosovë” u shfaqën pamjet e dërgimit të të dyshuarve për këtë vrasje në gjykatë.

KALLXO.com vazhdimisht e ka ndjekur procesin gjyqësor për këtë vrasje.

http://kallxo.com/ne-gjykate-analizohen-pamjet-e-momentit-te-vrasjes-ne-albi-mall/

http://kallxo.com/vrasja-ne-albi-mall-refuzohen-kerkesat-e-mbrojtjes/

http://kallxo.com/plani-qe-coi-ne-vrasjen-e-rojes-se-albi-mall/