Foto: Ilustrim

Mbyllet Rruga Kaçanik- Hani i Elezit për Dy Orë

Për shkak të një aksidenti rrugor, rruga rruga Kaqanik – Hani i Elezit, tek vendi i quajtur Fusha e Pajtimit, do të jetë i mbyllur për qarkullim sot nga ora 12:00 deri në ora 14:00.

Kështu ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës në një komunikatë ku tregohet pse po bëhet bllokimi.

“ Kjo për shkak se aty do të përdoren mjete të rënda, të cilat do të bëjnë tërheqjen e mjetit të përfshirë në aksidentin rrugor”, thuhet në komunikatë.

Kjo ministri ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët që duhet ti drejtohen akseve alternative rrugore.

“Ministria e Infrastrukturës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor, ndërsa Policia e Kosovës do t’i orientojë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor, për rrugët alternative që mund të shfrytëzohen gjatë kësaj kohe sa rruga të jetë e mbyllur”, thuhet tutje në njoftim.