Tre ministrat në Komisionin për Staqbilizim-Asociim | Foto: KALLXO.com

Mbyllet Komisioni ku Raportojnë Katër Ministra

Katër ministra të Qeverisë së Kosovës do të raportojnë sot në Komisionin për Stabilizim-Asociim pa praninë e medieve.

Mbledhja e këtij komisioni ku pritet të raportojnë Ministrja e Integrimit Europian Mimoza Ahmetaj, ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami dhe ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha është mbyllur për medie.

Gazetarët janë njoftuar se pasi të përfundojë raportimi, do të ketë deklarime për medie.

Ky komision edhe të hënën u mbyll për medie.

Atë ditë në Komisionin për Stabilizim-Asociim raportoi ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.

Hoxhaj foli pastaj para gazetarëve, pas përfundimit të raportimit në komision.

http://kallxo.com/enver-hoxhaj-flet-per-zgjedhjet-e-serbise-ne-kosove-dhe-sfidat-rajonale/