Foto Arkiv

Mbyllen Edhe 14 Biznese të Lojërave të Fatit

Drejtoria e Lojërave të Fatit në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) nga 12 shkurti deri më sot  ka zhvilluar aktivitete të tjera në mënyrë që të verifikohen subjektet që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit.

ATK tha se si rezultat aktiviteteve janë mbyllur 14 subjekte të kësaj veprimtarie, të cilat nuk ju kanë përmbajtur kritereve që dalin nga Ligji për Lojërat e Fatit. Po ashtu, janë ndëshkuar me gjoba 19 subjekte tjera dhe vlera e përgjithshme e gjobave është 85,000 euro.

Këto aktivitete janë zhvilluar në qytetin e Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, Gjilanit, Fushë Kosovë, Lipjanit dhe Suharekës.

Drejtoria e Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji për Lojërat e Fatit.

“I bëjmë thirrje qytetarëve që të raportojnë në ATK rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme”, thuhet në komunikatën e ATK-së.