Mburret QKUK, I Shpëtuam Jetën 63 Vjeçarit nga Podujeva

“Pacientit  B.Z (1954) nga Podujeva, i është bërë ‘bypassi’ dhe ‘endarterektomi’ e arteries karotide të djathtë, pra  procedurë e pastrimit dhe rikonstruktimit të arterieve që e furnizojnë me gjak trurin” njofton QKUK.

Pra, ndërhyrja përveçse ka shpëtuar në aspektin kardiokirugjik ka parandaluar  edhe sulmin e mundshëm në tru që njihet si  ‘insult cerebral’.

Ndërhyrje të tilla deri më tani janë kryer vetëm në klinikat me shërbime më të avancuara, përderisa kjo është hera e parë që kryhet në shërbimin e kardiokirurgjisë.

Ekipa operatore pëbëhej nga  Dr. Raif Çavolli, kirurg kardiovaskular, dr.  Sabjan Memisha,  kardiokirug, dr. Shkelzen Murriqi,  anesteziolog dhe ekipi tjetër ndihmës nga transfuzionisti, instrumentaret dhe teknikët e anestezionit.