Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit | Foto: KALLXO.com

Mbledhja e Kryesisë për Demarkacionin- Mungon Lista Serbe

Përfaqësues të Listës Serbe nuk janë duke marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme.

Seanca e jashtëzakonshme lidhet me shqyrtimin e ratifikimit të marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

Dje pas mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Ramush Haradinaj tha se seanca për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit më së largu do të zhvillohet të enjten.

Në marrëveshjen e vitit 2015, Qeveria e Kosovës ka futur edhe deklaratën e presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi Hashim Thaçi e Filip Vujanoviq, ndërsa marrëveshja shoqërohet edhe nga gjetjet e Komisionit për Shënjimin e Kufirit të kryesuar nga Shpejtim Bulliqi.