Lulja në gropa | Foto: Facebook

Mbillen Lule në Gropat e Rrugëve të Drenasit

Subjekti politik Vizioni për Drenasin mbolli sot lule në gropat e rrugëve të këtij qyteti.

Aksionin e tyre ky subjekt e quajti “Një Lule Autoriteteve”.

“Sot në një aksion simbolik ‘Vizioni per Drenasin’ shprehu shqetesimin ëe qytetarëve për gjendjen jashtezakonisht të rëndë të rrugëve në Drenas”, thuhet në një postim në Facebook.

Në aksion mori pjesë edhe ish-kandidati për kryetar të Drenasit Xhavit Drenori.

Vizioni për Drenasin thotë se për të mbuluar me lule gropat e qytetit, nuk do t’u dilnin lulet e të gjitha lulishteve të Drenasit.

Foto: Facebook

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të ngjashme.

http://kallxo.com/qytetaret-mbjellin-pisha-ne-gropat-ne-rruget-e-dragashit/

http://kallxo.com/pyllezimi-i-asfaltit-kryen-pune-gropat-ne-rruge-pritet-te-mbushen/