Mbjellja e 116 fidanëve në Kompleksin Memorial 'Adem Jashari', Foto: Facebook

Mbillen 116 Fidane në Prekaz për Shtetet që e Kanë Njohur Kosovën

Në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz sot janë mbjellë 116 fidanë, që simbolizojnë të gjitha shtetet që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.

“Po ashtu janë hapur edhe hapësirat për shtetet tjera që pritet ta njohin Republikën e Kosovës, sidomos për pesë shtetet e Bashkimit Europian”, ka shkruar Bekim Jashari, kryetari i Skenderajt, në një postim në profilin e tij në “Facebook”.

Pjesë e këtij aktiviteti të mbajtur për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ishin edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku dhe drejtorët komunalë, Ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në Maqedoni, Sadulla Duraku, si dhe përfaqësues të ambasadave të shteteve mike.